Lulzim Basha është gati ta mirëpresë kryeministrin Edi Rama në çadren e tij në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Por duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit për t?u ulur qoftë edhe në çadër për të arritur një marrëveshje për ngritjen e komisioneve te Vettingut, Basha tha se Rama është i mirëpritur vetëm nëse vjen për të dorëzuar dorëheqjen e qeverise se tij.
Basha hodhi poshtë akuzat se opozita po e pengon integrimin duke mos votuar për ngritjen e komisionit të Vettingut. Përgjegjëse për bllokimin, ai thotë se është qeveria Rama.
Kryedemokrati foli dhe për premtimet e pambajtuar te kryeministrit për sektorin bujqesor, dhe këtë e bërë gjatë një bashkëbisedimi me fermerët të cilët kishin ardhur ne çadrën e lirës me arka me prodhimet e tyre bujqësore.
Parlamenti do te mblidhet të hënën për vetingun, por pa opozitën nuk do të arrijë të ngrejë komisionet ad-hoc, që do të shqyrtojnë kandidaturat për anëtaret e dy komisioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Tv Klan