Report TV - Gjobëvënësit, reagojnë tregtarët: I paguanim vetë, ruanin dyqanet

2017-06-04 0

SHKODER- Pas arrestimit të grupit të gjobëvënësve në Shkodër të cilët sipas hetimeve të prokurorisë e policisë drejtoheshin nga 25-vjeçari Muhamet Lici, kanë reaguar dhe tregtarët.

Në një kohë kur prokuroria deklaron se ka prova, filmime dhe shkëmbimin e parave ndërmjet gjobëvënësve dhe tregtarëve, këta të fundit shprehen se askush si ka kërcënuar dhe lekët ata i kanë paguar vetë.

"Asnjëri s'na ka ardhur të na bëjë presion. Ne i kemi paguar vetë lekët. Askush s'na ka ardhur të na kërcënojë", shprehet një nga tregtarët.

"Kemi paguar roje për të ruajtur mallin tonë", thotë një tregtare.

Tregtarët shkojnë dhe më tej duke deklaruar se me arrestimin e të rinjve ata sot ndjehen të pasigurt se s'ka kush ua ruan dyqanet.

"Kemi paguar nga 2 mijë, 3 mijë. 10 mijë lekë kam paguar për tre dyqanet. Ne sot jemi pa roje, duhet të rrimë vetë dhe të ruajmë mallin", thonë tregtarët.