I pret kokën 66-vjeçarit, autori Alban Voda me çrregullime mendore - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje krim makaber është regjistruar ne nje fshat te Këlcyrës. Një 30-vjeçar me probleme mendore i preu kokën me thikë një 66-vjeçari në fshatin ?Uji i Mirë?. Autori Alban Voda, sipas policisë, e kreu krimin pas një konflikti për pronësinë. Pas ngjarjes, 30-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa mësohet se ai ka qenë komando në Afganistan në 2 misione paqeruajtëse dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Voda kishte shfaqur çrregullime mendore, ndërsa sipas bluve ai rezulton person me precedentë penalë. 1 vit më parë, më 17 gusht në Palasë të Himarës një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. Në të njëjtën mënyrë 30-vjecari Jorgo Zani vrau kushëririn e tij të mitur, i cili kishte shkuar për pushime në shtëpinë e gjyshes. Zani i diagnostikuar me çrregullime mendore të theksuara, kishte lënë ambientet e spitalit dhe jetonte prej disa vitesh me nënë e tij. Ngjarje të tilla të rënda rikthejnë dhe një herë në vëmendje punën e institucioneve. Për krimin e një viti më parë, policia tha se i ka nën vëzhgim të gjithë këta persona, por janë institucionet e shëndetit mendor ata të cilët duhet t?i izolojnë Ky është rasti i 9 i regjistruar në Shqipëri ku persona të skeduar me probleme të shëndetit mendor, kanë kryer krime të rënda.