Report TV - Basha: Rama të vijë në çadër të firmosim qeverinë teknike

2017-06-04 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjur kryeministrit Edi Rama se e mirëpret në çadër, por për të firmosur qeverinë teknike.

Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët Basha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë i cili u shpreh një ditë më parë se ishte i gatshëm të dialogonte me PD-në edhe te tenda e protestës.

Basha theksoi se çadra do ta mirëpresë Ramën si të penduar në mënyrë që ai të japë dorëheqjen përpara protestuesve.

"Dje tha se do të vinte në këtë çadër. E mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike, kapitullimin pa kushte të krimit dhe drogës këtu në shesh, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga kjo çadër dhe ky shesh Shqipëria e vërtetë ta mirëpresë si të penduar. Të mirëpresim dorëheqjen e tij këtu në këtë çadër", u shpreh Basha.

Free Traffic Exchange