Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë është tentuar të grabitet në rrugën "Hamdi Cinoimeri".
Policia bën të ditur se rreth orës 00:17 pas mesnate, është aktivizuar sinjali i një banke të nivelit të dytë. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar videon ekskluzive të tentativës së grabitjes së bankës.
Autori ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda por nuk ka marrë asgjë pasi s'ka gjetur paratë.
Policia: Tentativa e grabitjes në 20 sekonda, theu xhamat me gurë
Policia bën të duitur se menjëherë drejt vendit të ngjarjes pas rënies së alarmit të bankës, janë nisur shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar xhamin e hyrjes kryesore të Bankës i cili ishte thyer.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyerja e kamerave të kësaj Banke, ka rezultuar se një person rreth moshës 25-vjeç, i fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe i i identifikuar nga policia pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda Bankës ku ka kontrolluar sirtarët.