Report TV - Gjirokastër, zjarr në një shtëpi poshtë Kalasë, s’ka të lënduar

2017-06-04 0

GJIROKASTËR-Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele një shtypi poshtë Kalasë së Gjirokastrës.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se banesa e cila është përfshirë nga flakët është monument i kategorisë së dytë.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Free Traffic Exchange