http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimet zbuluan se drejtuesit angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shkurt të 2017-ës, kohë kjo kur mendohet se ky grup ka ushtruar veprimtarinë kriminale. Banda shantazhonte tregtarët se nëse nuk paguanin shumën në fund të muajit, do iu dëmtonin bizneset, ndërsa i kërcënonin edhe me jetë. Ata ishin kthyer ne tmerrin e tregtareve dhe sipërmarrësve ne qytetin verior.