Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka firmosur peticionin pro vettingut dhe reformës në drejtësi në Shkodër.
Bushati u shpreh se implementimi dhe nisja e zbatimit të reformës në drejtësi është edhe kushti për çeljen e negociatave për pranim në Bashkimin Europian.
Bushati: Vettingu dhe fillimi i implementimit të reformës në drejtësi janë kusht i qenësishëm për të hapur një epokë tjetër të Shqipërisë europiane.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e opozitës se nuk do ketë rikthim në parlament pa një qeveri teknike e cila do garantonte zgjedhjet, Bushati preferoi të mos komentonte qëndrimet e opozitës, por e ftoi të bëhet pjesë e proçesit.
Bushati: Nuk është asgjë tjetër veçse verifikim i imët i figurës së prokurorit dhe gjyqtarit në bashkëpunim me ekspertizën ndërkombëtare. Nuk kam preferuar asnjëherë as të komentoj dhe as të interpretoj vendime apo deklarime të opozitës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-firmos-pro-vettingut-fton-opoziten-ti-bashkohet-procesit/