Ministri i Mjedisit, Lefter Koka i kërkon bashkive në vend që të marrin masa për Menaxhimin e Integruar të mbetjeve. Gjatë inspektimit të gjendjes së shtratit të lumit të Tiranës, Koka tha se është e patolerueshme që lumenjtë të jenë të mbushur me mbetje, sidomos tani në prag të sezonit turistik.
?Ndaj do t?i bëja thirrje pushteti vendor, shumë drejtues të cilëve janë penalizuar tashmë nga Ministria e Mjedisit, që të marrin përgjegjësitë që u takojnë me ligj dhe sidomos tani në prag të sezonit turistik. E kuptoj që kjo nuk është një situatë e krijuar në një apo dy vite, por prej vitesh, por kjo duhet të përfundojë një ditë. Nëse cilido kryetar bashkie do të merrte një iniciativë që të pastrohej nga 10 metra linear në ditë, brenda një viti nuk do të ishte kjo situatë. Janë të rëndësishme zgjedhjet elektorale por më e rëndësishme që, toka shqiptare të jetë e pastër dhe jo e ndotur dhe kjo është në fakt detyra funksionale e secilit prej tyre?.
Këto deklarata, ministri Koka i bëri gjatë lancimit të Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet në kuadër të Ditës së Tokës, që do të mbahet 5 marsi deri më 22 prill./ TV KLAN