Foto-Video/ 800 kg marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë. Vlera mbi 4 ml euro

2017-06-04 3

Një operacion si në filmat aksion. Policia italiane në Gargano, ka arrestuar 3 shqiptarë ndërsa ka sekuestruar rreth 800 kg marijuanë.

Fillimisht është arrestuar Majron Kapllanaj, 31 vjeç, i cili drejtonte një automjet me 170 kilogramë marijuanë. Pas hetimeve policia zbuloi edhe një shtëpi në ndërtim e sipër, që përdorej për magazinimin e drogës. Aty u gjetën edhe dy shqiptarët Ali Pulomemoj dhe Ardit Abilaliaj, që kishin si detyrë të ruanin marijuanën.

Vila në ndërtim e sipër ishte vetëm pak metra larg detit, ndaj policia ka dyshime se lënda narkotike është futur në territorin italian me gomone.

Po ashtu është ndaluar edhe një 45-vjeçar italian, i cili është vëllai i kokës së një organizate kriminale në zonën e Gargano. Ai ka tentuar të largohet, e fillimisht e ka arritur këtë. Por disa orë më vonë ishte kthyer në vilë për të marrë makinën.

Kjo rezultoi fatale për të, pasi u arrestua. Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e mbi 4 milionë euro. /tvklan.al