Punimet për sheshin ?Skënderbej? janë drejt fundit. Gjatë inspektimit të mbjelljes së drurëve frutore, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se me fillimin e procesit të mbjelljes së 2 mijë pemëve dhe shtrimin e gurëve, sheshi ?Skendërbej? do të hapet në muajin qershor për banorët e kryeqytetit.
?Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ?Skënderbej?, i cili do të hapet në qershor Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t?i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë?
Sipas materialit të shpërndarë nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se sheshi kryesor i Tiranës do të ketë edhe disa hapësira të vogla për aktiviteteve të ndryshme.
Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale, mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative./ TV KLAN