Ministri Koka: Bashkitë të pastrojnë gjithë territorin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qese, rroba te vjetra, bidona dhe mbetje te tjera te ngecura neper dege pemësh e shkurresh nga prurjet e lumit. Kjo është panorama qe ofron Lumi i Tiranës. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, kërkoi nga kryetaret e bashkive qe mos te kujdesen vetëm per zonat urbane te qyteteve, por edhe për ato rurale. ?Kryetarët e bashkive duhet ta kuptojnë se reforma administrative nuk është bërë e atillë që të administrojnë vetëm zonat urbane të asfaltuara. I rëndësishëm është edhe një lumë, i rëndësishëm është edhe një pjesë me kullotë, e rëndësishme është edhe një zonë me pyje apo rurale ku duhet të jetohet më cilësisht. Ndaj do t?i bëja thirrje pushteti vendor, shumë drejtues të cilëve janë penalizuar tashmë nga Ministria e Mjedisit, që të marrin përgjegjësitë që u takojnë me ligj dhe sidomos tani në prag të sezonit turistik. E kuptoj që kjo nuk është një situatë e krijuar në një apo dy vite, por prej vitesh, por kjo duhet të përfundojë një ditë. Nëse cilido kryetar bashkie do të merrte një iniciativë që të pastrohej nga 10 metra linear në ditë, brenda një viti nuk do të ishte kjo situatë. Janë të rëndësishme zgjedhjet elektorale por më e rëndësishme që, toka shqiptare të jetë e pastër dhe jo e ndotur dhe kjo është në fakt detyra funksionale e secilit prej tyre?. Ministri Koka ndërkohe shpalli edhe aksionin mbarëkombëtar për pastrimin nga mbetjet. Ai do të zgjasë deri më 22 prill, qe shënon edhe Ditën Ndërkombëtare te Tokës.