Mongerini: Demarkacioni kusht për hapjen e vizave me Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europian, Federica Mogherini e beri të qartë në Prishtinë se pret lajme të mira nga Parlamenti i Kosovës për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Pas takimeve me krerët e shtetit, zyrtarja e larte e Brukselit tha se eshte momenti te ratifikohet marrëveshja, pasi pa te nuk ka liberalizim vizash. ?Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të Kosoves te vendose. Gjithashtu duhet te vijoni me reformat. Lufta kundër korrupsionit është ne dobi te qytetareve te Kosovës.? Ndërsa kryeministri Mustafa theksoi se Kosova është e përkushtuar te vijoje rrugët e reformave drejt unionit dhe i beri thirrje opozitës te bashkëpunoje ne te mire te qytetareve. Zonja Mogerini gjate qëndrimit ne Kosove është takuar edhe me përfaqësues te partive politike, ndërsa ka zhvilluar edhe nje vizite ne Mitrovice.