Sheshi “Skenderbej” drejt fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet ne sheshin ?Skenderbej? janë ne fazën e fundit. Kryebashkiaku Veliaj, gjate inspektimit qe zhvilloi kete fundjave, tha se qendra e qytetit nga një rrethrrotullim makinash, është kthyer ne nje park.?Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ?Skënderbej?, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi.?Veliaj tha se ne kete park do te mbillen 2 mije drurë frutore, dhe se ne shesh do te kete hapësira ku do te zhvillohen aktivitete te ndryshme kulturore.?Do të jemi gati në fund të pranverës me thuajse të gjitha mbjelljet. Nuk kemi preferuar të vazhdojmë me stilin që gjetëm në Bashkinë e Tiranës, ku mbilleshin disa pemë anemike sa për të thënë që mbollëm pemë. Shumica e pemëve që po vijnë janë të rritura. Kjo do të thotë se nuk do të kërkohen 50 vite që Tirana t?i gëzohet gjelbërimit. Siç e keni parë, pishat e buta që po konturojnë Pallatin e Kulturës dhe hyrjen veriore të Sheshit ?Skënderbej? janë tashmë pemë të rritura, pra në një moshë moshatare të ngjashme me pemët e pishave të buta që kemi në bulevardin ekzistues.?Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë nga 11 lulishte të ndryshme, veshje me gurë dekorativë e natyralë nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

Free Traffic Exchange