http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ali Ahmeti deklaron se Bashkimi Demokratik per Integrim do te hyje ne qeveri me LSDM-ne e Zoran Zaev. Pas mbledhjes se kryesisë, zhvilluar te premten deri ne oret e vona te natës, Ahmeti deklaroi se vendimi ishte marre duke patur parasysh vullnetin e shqiptareve.Ne lidhje me mundesine e zgjedhjes sa me shpejt te kreut te ri te Kuvendit per mbledhjen e tij, Ahmeti deklaroi se nuk preferon te hipotetizoje. Ndërsa ne lidhje me zgjedhjet lokale, tha se është rene dakord qe ato te zhvillohen ne muajin maj. Ne anën tjetër, Zoran Zaev deklaroi se ne kushte te tilla, përpara bllokadës se vendosur nga Ivanov dhe VMRO, ai synon te thërrasë parlamentin, duke depozituar 67 nënshkrimet e deputeteve per formimin e qeverise se re.?Ivanovi beri loje te dyfishte. Platforma shqiptare nuk doli nga hici. Ajo kishte kohe qe diskutohej dhe ishte shpalosur kur ai i dha mandatin Gruevskit per qeverinë. Kur na erdhi radha ne nxori idenë e firmave dhe kur une depozitova firmat ne presidence, doli me idene e platformës qe cenon Maqedoninë. Kjo është nje loje e piset qe demton qytetaret dhe interesat e vendit duke e futur ate ne krize.?Ndërkohë, mbështetësit e VMRO-se kane paralajmëruar se do te zbresin serish ne shesh per te protestuar kundër platformës shqiptare.