Report TV - Berisha ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes. Zyrtarët e dënuar

2017-06-04 0

Pesë kryebashkiakë dhe shtatë deputetë kanë kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojnë apo plotësojnë vetëdeklarimet e tyre për pastërtinë e figurës, të njohura ndryshe si ?formularët e dekriminalizimit?, duke argumentuar se ?nuk e kishin kuptuar ligjin? ose se kishin marrë më pas informacion për dënime të mëparshme për të cilat ?nuk kanë pasur dijeni? ose ?nuk kanë ditur se duhej t?i deklaronin?.

BIRN mori të 12 kërkesat për ndryshime në formularët e vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një Kërkese për të Drejtë Informimi.

Në një deklaratë për shtyp në 19 Shkurt, KQZ-së u shpreh se këto kërkesa janë depozituar dhe pranuar nga Komisioni përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016. KQZ tha se pranimi i kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit është bazuar në kodin e procedurës administrative dhe shtoi se plotësimi i të dhënave pas afatit ligjor të vendosur nga ligji i shërben transparencës.

Free Traffic Exchange