Report TV - Të rinjtë e PD pankarta kundër Mogherinit: Duam zgjedhje të lira

2017-06-04 0

Teksa përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Mogherini po zhvillonte një bashkëbisedim me studentët në Universitetin e Politeknikut, të rinjtë e FRPD në ambientet e jashtme kanë dalë me një pankartë në duar.

?We wont free and fair election? ? ?Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme? ishte shkruar në pankartën e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Pikërisht kjo është një nga arsyet kryesore të protestës së opozitës përballë kryeministrisë. Të rinjtë e FRPD kanë shfrytëzuar takimin e Mogherini me studentët për të risjellë në vëmendje një nga arsyet e protestës së 18 shkurtit.