Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike nuk do të marr pjesë në seancën parlamentare të së hënës, kur do te votohet ngritja e komisionit ad hock për Vettingun. Konfirmimi erdhi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit 30 minutash me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme në Bashkimin Evropian Frederica Mogherini.
Basha: Nuk ka dhe nuk ka për të patur Parlament tjetër përveç sheshit të lirisë, deri në arritjen e një pakti kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i Partisë Demokratike, tha se e ka njohur zyrtaren e lartë evropiane me shqetësimet e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira, ndërsa konfirmoi se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike.
Basha: Ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion të vështirë, e kuptojnë se Shqipëria me krimin e organizuar në pushtet dhe me paratë e jashtëzakonshme të drogës, nuk është një pacient me kollë që mund të shërohet me shurup, por është një pacient me kancer që ka nevojë për një operacion të thellë. Ftesa ime është që faktorët e përgjegjshëm politik të bashkohen në një pak kombëtar për ta kryer këtë operacion përmes një qeverie teknike dhe t?i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mogherini-nuk-bind-bashen-pd-jo-ne-parlament-per-vettingun/