Report TV - Peleshi: Ftesa për dialog në interes të vendit

2017-06-04 0

Zv. Kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se ftesa për dialog me opozitën është në interes të vendit.

Sipas tij kjo ftesë i tejkalon interesat e politikës së ditës. Pasi ka firmosur peticionin pro Vettingut, Peleshi tha se ky ligj i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi nuk duhet të sakrifikohet për shkak të sajesave apo interesave të ditës. Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe dialog mes palëve.