Report TV - Bojkoti i opozitës, Mogherini: Debati zhvillohet në Kuvend

2017-06-04 0

Shefja e BE për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka nisur vizitën zyrtare në vendin tonë.

Mogherini mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 16:00, ndërsa takimin e parë në Tiranë e zhvilloi me Presidentin Bujar Nishani.

Takimi Mogherini-Nishani zgjati rreth 40 minuta ndërsa në fokus të këtij takimi mësohet të ketë qenë Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i ligjit të Vettingut, si kushti bazë i Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Pas Nishani, Mogherini takoi ministrin e Jashtëm Bushati si dhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Tiranës.

"Debati dhe betejat të zhvillohen brenda Kuvendit, jo jashtë tij". Ky është mesazhi i shefes së BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për opozitën.