Pak ditë më parë të rinjtë e Partisë Demokratike në Shkodër tentuan të prishnin një aktivitet të kryeministrit Edi Rama. Organizatori i protestës ishte kreu i të rinjve të PD-së në Shkodër, Arvit Bushati.
Policia e Shkodrës e ka shpallur në kërkim 27 vjeçarin, por ky i fundit vijon prej dy ditësh të qëndrojë në çadrën para Kryeministrisë.
Në një intervistë për Report Tv, Arvit Bushati, thotë se nuk ka shkelur ligjet.
27-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në çadër për t'i shpëtuar arrestimit dhe prej datës 1 mars ai nuk ka lëvizur.
27-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme dhe siç duket ka zgjedhur të qëndrojë në çadrën e PD-së për t'iu shmangur arrestimit nga policia.