Report TV - Defekt në avionin Blue Panorama 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

2017-06-04 2

TIRANË- Dhjetra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në aeroportin e Rinasit për shkak se avioni i kompanisë ajrore "Blue Panorama" me të cilin duhet të ishin nisur në Bergamo, ka pësuar defekt.

Plot 130 pasagjerë, shqiptarë e të huaj kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej 4 orësh, kohë që do të kishte qenë e mjaftueshme për të mbërritur në Milano.

Por aventura e tyre nisi sapo vunë këmbën në avion. Pak pasi hipën, 130 pasagjerë u zbritën nga avioni pasi ekuipazhi në bordin e avionit të kompanisë ?Blue Panorama? i njoftoi se avioni ka defekt.

Por pasi kanë zbritur prej orës 11:45 minuta pak para mesditës, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport pa asnjë informacion nga kompania për disa orë me radhë se kur do të mundësohej nisja.

Është raportuar gjithashtu se disa prej pasagjerëve ishin të sëmurë, ndërkohë mes tyre gjendeshin edhe fëmijë