Report TV - Vjedhja në BSH, Banka-Report TV: Kërkuam rihapjen e procesit

2017-06-04 1

Kur kanë kaluar tre vite nga skandali i vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit i kërkon gjykatës civile të rihap procesin për kthim shume ku banka i kërkon paratë e vjedhura Ardian Bitrajt e Mimoza Bruzia të dënuar me vendim të formës së prerë.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se prej 23 Janarit 2017 Banka e Shqipërisë i është drejtuar gjykatës civile me një kërkesë për rihapjen e kësaj padie e cila qëndronte e pezulluar pasi dënimi ndaj Bitrajt e Bruzias nuk ishte i formës së prerë.

Ndërkohë, në një komunikim të Report Tv me Bankën e Shqipërisë, Banka shprehet se nuk ishte në dijeni të vendimit të formës së prerë pasi nuk ishte palë në procesin penal.

Sapo është vënë në dijeni të këtij fakti, Banka shprehet se ka kërkuar një kopje të vendimit nga gjykata dhe prej Janarit ka depozituar në gjykatën civile kërkesën për rihapje të procesit me objekt rikthimin e shumës së vjedhur.

Free Traffic Exchange