Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në planin e ri kombëtar të luftës antikanabis do të përfshihen edhe shërbimet inteligjente përfshi këtu dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama me rastin e prezantimit të këtij plani me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në takim me drejtuesit më të lartë të prokurorisë ku ishte i pranishëm edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i shërbimit inteligjent.
Sipas kryeministrit Rama vitin 2017 do jetë viti i triumfit të shtetit mbi fenomenin.
Rama: Bashkëpunim jo vetëm me Prokurorinë, nën vëmendjen dhe kujdesin e vet të prokurorit të Përgjithshëm, jo vetëm me kreun e Shërbimit, jo vetëm me kreun e Komisionit të Sigurisë, por edhe me të tjera institucione, Ministria e Bujqësisë me strukturat e saj, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe agjencitë e saj, ne kemi hartuar një strategji të re, e cila i zë vendin strategjisë së hartuar në vitin 2012, që ishte një dokument absurd.
Duke prezantuar detaje nga plani kombëtar 3 vjeçar për luftën antidrogë, Saimir Tahiri tha se si fituam në Lazarat vitin e parë, këtë vit pa diskutim ne do e fitojmë në çdo centimetër katrorë të Republikës së Shqipërisë luftën me kanabisin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plan-kombetar-kunder-kanabisit-tahiri-kete-vit-do-fitojme-luften/