http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e larte e politikes se jashtme te BE-se Federika Mogerini gjate vizitës se saj ne Beograd i është drejtuar me nje fjalim parlamentit te Serbisë, por ne seance nuk munguan incidentet. Deputetet e Partisë Opozitare Radikale te Sheshelit, si edhe te grupimit Dveri kane protestuar përgjatë fjalimit te saj, duke bere zhurme e duke mbajtur parulla ne duar.Sipas mediave serbe, Mogerini hyri ne sallën e parlamentit e shoqëruar nga kryeministri dhe kandidati per president Vuçic, e pritur nga duartrokitjet e shumicës se deputeteve. Me pas, deputetet radikale nisen koret e tyre: Serbia, Rusia, ne nuk kemi nevoje per BE-ne, duke përplasur duart ne tavolinat përpara tyre përgjatë gjithë fjalimit. Mogerini, e cila e nisi fjalimin duke thene mirëdita ne serbisht, vijoi me mesazhet e saj, duke bere apel per vijimin e dialogut me Prishtinën dhe per normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo madje ka komentuar dy here ndaj protestës se radikaleve, duke u thëne se nuk ishte aspak e lodhur dhe se duhej qe ata te kurseheshin per fushatën elektorale. Përfaqësuesja e larte e Brukselit e mbyll vizitën ne Serbi me takime te veçanta me kryeministrin Vuçic dhe presidentin Nikoliç.