Rama e Meta ftesë për dialog Bashës

2017-06-04 0

Maxhoranca dhe opozita bien parimisht dakord për t?u ulur në një tryezë dialogu. Por kushtet e vendosura prej tyre për qëllimin e tryezës duket se i mbajnë palët sërish larg kompromisit.

Më anë të një deklarate të publikuar pas tryezës javore të zhvilluar me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, koalicioni qeverisës u shpreh i gatshëm për të dialoguar me opozitën, për reformën në drejtësi, ventingun si hapi i parë në zbatimin e saj, si dhe për reformën zgjedhore dhe domosdoshmërinë për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë.

?Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehen gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryeze dialogu që është e dëshirueshme për opozitën?.

Pak orë me vonë aleatet e kampit opozitar u mblodhën në selinë e Partisë Demokratike dhe dolën me një qëndrim ndaj propozimit të mazhorancës. Opozita shprehet parimisht dakord për tryezën, nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e qeverisë Rama, teksa nënvizon se zgjedhjet e lira mund të garantohen vetëm nga një qeveri me mbështetje të gjerë politike, e cila do të jetë garanci edhe për dekriminalizimin, reformën ne drejtësi apo dekriminalizimin.



?Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgje?dhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.?



Ashtu si thirrjet për t?i dhënë fund bojkotit të parlamentit, edhe ftesa e mazhorancës për t?u ulur ne tryezën e bisedimeve përballet me kushtin e opozitës për qeveri teknike, kusht të cilin kryeministri Rama e ka përjashtuar kategorikisht ndërsa kryeparlamentari Meta e ka quajtur si ultimatum te papranueshëm dhe që me gjasë mbetet pengesë edhe për t?i ulur palët në tryezën e dialogut.