Strategjia kundër kanabisit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ne fund të këtij viti lufta ndaj fenomenit të kanabisit mund të mos zhduket tërësisht, por do të minimizohet maksimalisht. Gjatë fjalës së tij mbi strategjinë kombëtare antikanabis në Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë tha se çdo institucion përfshirë shërbimet inteligjente të ushtrisë dhe prokurorinë do të ndihmojnë në luftën që në gjenezë të hashashit. Rama u shpreh se tashmë policia ka avantazhin e fotografimit të çdo parcele të mbjellë me hashash ku çdo efektiv do te ketë detyra, por dhe përgjegjësi mbi parcelat ne vëzhgim. Shefi i mazhorancës nuk la pa përmendur dhe rëndësinë e vetingut. Ai solli dhe nje shembull, i cili sipas tij tregon gjëmën e gjykatave. Per ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ketë vit pavarësisht akuzave do t?i jepet fund kultivimit te hashashit. Strategjia kombëtare kundër hashashit parashikon ndërhyrjen dhe mundësitë e financimit nga ana e shtetit ne zonat blegtorale, per te nxitur prodhimin vendas. Sipas kryeministrit ne këto zona prodhohet me shume kanabis ndaj dhe vëmendja duhet te jete maksimale qe te nxitet prodhimi blegtoral. Krahas kësaj do te shihet dhe mundësia e punësimit per banoret e zonave te thella malore, te cilët kane pare si mundësi te vetme jetese mbjelljen e kanabisit.