http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
61 bashkitë në të gjithë vendin do të funksionojnë nën ombrellën e Ministrisë së Financave, lidhur me parashikimin e të ardhurave, si dhe me shpenzimet që do të kryejnë. Ky është parimi i projektligjit të ri, që pritet të miratojë qeveria, lidhur me financat e vetëqeverisjes vendore. Por pse duhet një ligj i ri? Sipas ministrisë, ligji i ri rrit disiplinën fiskale, ndërsa parashikon edhe krijimin e një këshilli, i cili do të jetë konsultues për njësitë vendore, lidhur me buxhetimin dhe zbatimin e tij. Pikërisht kjo strukturë u konsiderua nga ekspertët si një ndërhyrje në kompetencat vendore. Pas reformës territoriale, u konkludua se bashkitë dhe komunat i detyrohen buxhetit një shumë prej 12 miliard lekësh, nga të cilat vetëm 2.7 prej tyre janë shlyer. Bashkitë kanë parashikuar një plan masash për zerimin e tyre ndër vite, duke u përqendruar në rritjen e taksave, si dhe në reduktimin e shpenzimeve.