Report TV - Emigranti ndërton rrugën e fshatit Vinjollë, banorët e izoluar prej vitesh

2017-06-04 22

KURBIN-Fshati Vinjoll në Malësinë e Kurbinit prej kohësh ka vuajtur për mungesën e rrugës, pasi pushteti vendor nuk ka investuar asnjëherë për këtë fshat.

Por bamirësia e një emigranti ka bërë që edhe ky fshat të bëhet me infrastrukturë rrugore. Emigranti Fitimtar Lala është banor i këtij fshati i cili prej vitesh jeton në SHBA dhe ditët e fundit ai ka investuar për ndërtimin e rrugës Vinjollë- Gallatë me një gjatësi prej 18 km.

Banore të zonës thonë se ky aks ishte bërë e pakalueshem nga amortizimi dhe në raste të sëmundjeve atyre u duhej të udhëtonin për orë të tëra, ndaj ky investim ishte i domosdoshëm.

Sipas tyre tashmë udhëtimi nga zona e thellë malore deri në Milot bëhet në një kohë të shpejtë dhe pa probleme.

Fitimtar Lala ka qenë në vazhdimësi i pranishëm me investime në shkolla qendra shëndetësore dhe infrastrukturën rrugore në fshtrat e Malësisë së Kurbinit.

Në këtë mënyre ai ju ka kthyer shpresën banorëve të kësaj zone për të jetuar në këtë vend që nuk ka njohur investime nga shteti prej dekadash.