Report TV - Shehi në Kuvend: Kërkesa për shkarkimin tim, absurde

2017-06-04 0

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka marrë në shqyrtim sot kërkesën e Bordit Drejtues të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për shkakrimin e kreut të këtij institucioni Enkeleda Shehi.

Përfaqësuesit e bordit e argumentuan kërkesën me një seri shkeljesh të kryera nga Shehi, duke nisur nga sjellja e saj joprofesionale, te punësimi i personelit në kundësrshim me ligjit, te shkeljet me burimet njerëzore të institucionit e deri tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.

Shehi nga ana e saj i ka konsideruar pretendimet e bordit absurde, të paligjshme e qesharake.

Nuk kanë munguar as replikat mes kreut të Komisionit Erion Braçe dhe Shehit, lidhur me aludimin e kësaj të fundit se Braçe është në dijeni të përpjasjeve të saj me bordin.

Pas dëgjesave të anëtarëve të bordit, të cilat u shoqëruan dhe me debate, Komisioni vendosi të shtyjë për të hënën vendimmarrjen, që më pas i kalon seancës së ardhshme parlamentare.