Report TV - Edi Rama: Zbatimi i reformës në drejtësi dhe integrimi, objektivat

2017-06-04 0

Shqipëria dhe Landi i Hessenit në Gjermani intensifikojnë kontaktet dhe bashkëpunimin. Me ftesë të Kryeministrit Edi Rama po zhvillon një vizitë në Shqipëri, Kryeministri i Landit të Hessenit, Volker Bouffier dhe një grup deputetësh të këtij Landi.

Kryeministri Bouffier dhe Rama patën një bisedë për të shtyrë përpara axhendën e bashkëpunimit të përqendruar tek rritja e shkëmbimeve tregtare, të investimeve gjermane në Shqipëri dhe zhvillimit të arsimit profesional.

?Jam shumë mirënjohës dhe shumë i nderuar për këtë vizitë dhe si gjithnjë gjermanët i mbajnë premtimet.

Në Hessen më premtuan se do të kishin mundësinë të na kthenin vizitën dhe ajo që është më e rëndësishme është se ë bashku me Landin e Hessenit dhe me Kryeministrin po ndërtojmë një dialog shumë të frytshëm sesi të bashkëpunojmë dhe të gjejmë mënyrat e mira për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur këtu mundësitë e tyre, që do të thotë që t?i inkurajojmë ata që të rrinë këtu dhe të mos largohen.