Incidenti në çadrën e opozitës, një grua ndërpret Berishën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë te enjte, demokratet kane mbledhur parlamentin e tyre ne çadrën e vendosur para Kryeministrisë, dhe si çdo seance plenare edhe kjo mbledhje është dominuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por gjate fjalës se ish-kreut te PD Berisha është shënuar nje incident, pasi një zonje ka lëshuar deklarata kundër opozitës.Te rinjtë e forumit rinor e kane shoqëruar zonjën jashtë çadrës, por deklaratat e zonjës kane irrituar protestuesit e është dashur ndërhyrja edhe e deputetes Majlinda Bregu dhe e te rinjve, për te shmangur tensionimin e mëtejshëm te situatës.Sali Berisha është kufizuar te flasë vetëm te enjteve ne çadrën e protestës e ajo qe ra ne sy ishte se ish-kreu i PD, nuk përdori asnjëherë termin republike e re, aq shume i përdorur nga Lulzim Basha gjate ditëve te fundit. Berisha u përqendrua tek kauza e opozitës per zgjedhje te lira e te ndershme.