Policia e Tiranës, ka nisur verifikimet pas transmetimit të pamjeve të emisionit investigativ ?Stop?, në Tv Klan, ku shfaqet një mjek kirurg i sanatoriumit, duke marrë para.
Doktori: Kollitu pak
Qytetari: Tani për ato (lekët) si e lamë dje ?
Doktori: këtu përjashta. Merre recetën.
Doktori: Si ta kesh terezinë. Mua me dëgjove një herë ta thashë.
Qytetari: Si aq e lamë ?
Doktori: PO
Në pamjet e shfaqura nga emisioni investigativ ?Stop?, shihet tek sa mjeku Fatmir Çaushi, pranon një shumë parash nga të afërmit e një pacienti, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale në spital.
Qytetarja: Këtu ke 300
Doktori: Rrofsh Faleminderit.
Qyetarja: Siç ke folur me burrin 300 e parë
Madje mjeku gjatë konsultës orienton të afërmit drejt një farmacie se ku duhet të blejnë ilaçet.
Veç rastit të spitalit Shefqet Ndroqi Tv Klan transmetoi edhe pamjet, kur mjeku Ilir Shani kërkohet në spitalin shtetëror, por ai gjendet më së shumti në klinikën e tij private pranë maternitetit të Durrësit.
Qyetetarja: Një mjek Ilir Shani është i mirë... ?
Taksisti: ëëë Ilir Shani, ai që ka klinikën private
Qytetari: Ku e ka klinikën ?
Taksisti: Mbrapa spitalit
/Tv Klan