Edi Rama këmbëngul se opozita po mbron interesat e gjyqtarëve të korruptuar duke bllokuar procesin e vettingut. Në fjalën e tij në parlament kreu i qeverisë, ka prekur dhe protestën e banorëve të Zharrëzës, që sipas tij u përdor nga segmente me interesa politike.
?Përtej retorikave dhe shfaqjeve, që janë qëllime të ulëta, problemin e trajtoi kjo qeveri. Kjo qeveri që ndaloi injektimet e ujit teknologjik që fundvitin e shkuar, sapo u shfaq problemi. Aty nuk ka që nga fundviti i shkuar injektime. Disa tutorë politikë dhe aktivistë me demek, që vijnë nga skandali i korrupsionit dhe zullumeve në industrinë e naftës, morën peng atje 7 vetë dhe nuk i linin të iknin. Mua më thoshin fol me avokatin e tyre. Me kë avokat? Avokatin tutor që i mori zvarrë deri në Tiranë? Ishte një mizanskenë e ngritur mbi një hall të madh dhe me njerëz me plot të drejtë të dëshpëruar?
Por zgjidhja që ju dha për dëmshpërblim me vendim të Këshillit të Ministrave , kryeministri thotë se është zgjidhja që vetëm një qeveri si ajo qe ai drejton, e një aleancë si kjo që po qeverisë që mund t?ju jap qytetarëve që sipas tij mirënjohjen do ta dëshmojnë me votën e 18 qershorit./TV KLAN