Report TV - Dita e 13 e protestës, Sali Berisha: Rama po helmon votën me drogë

2017-06-04 0

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 13 në çadrën para Kryeministrisë nga ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Metës dhe krijimin e një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa me këtë kushtëzohet edhe votimi i komisioneve të Vettingut.

Edhe ditën e sotme PD ka bojkotuar Kuvendin duke deklaruar se Kuvendi i tyre është para Kryeministrisë me popullin.

Kjo është seanca e dytë plenare që PD bojkoton, ndërsa është shprehur e vendosur që të mos rikthehet pa plotësimin e kushteve.

Zhvillimet nga dita e 13 e protestës së PD

Ora 12:20 Berisha: Rama po helmon zgjedhjet me drogë
Ish-kryeministri Berisha nga çadra para Kryerministrisë kërkoi nga qytetarët vendosmëri për të larguar Ramën nga pushteti, pasi sipas tij po helmon zgjedhjet me drogë.

"Do u jap dy shembuj, në 2010 nga Shqipëria kanë shkuar në Itali 65 kg kanabis në një vit.

Por në 2016 në Itali kanë shkuar 150 ton kanabis, por italianët kapin 10-15% pjesën tjetër jo" deklaroi ai.

Free Traffic Exchange