http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike shqiptare, e konsideron qëndrimin e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, mbi platformën shqiptare, si një akt që cenon bashkëjetesën etnike. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, përmes një deklarate zyrtare, shprehu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare, të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike, si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Për kryetaren e Komisionit të Jashtëm Arta Dade, qëndrimi i Ivanov po kthen pas vendin fqinj, në plotësim të standardeve demokratike. Të papranueshëm e cilëson deklaratën e Presidentit Ivanov edhe nënkryetari i komisionit te jashtëm parlamentar, Aldo Buçi. Ndërkohë që për Paskal Milon, zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës dhe mbi të gjitha i të drejtave të shqiptarëve. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama, reagoi përmes Facebook , duke thekuar se gjuha shqipe nuk është e armikut, por e një populli shtetformues në Maqedoni.