Report TV - Ina Balla ia del në luftën kundër kancerit, sot shitëse ambulante

2017-06-04 5

Ina Balla ja ka dalë në luftën kundër kancerit të gjirit dhe sot ajo punon për të rritur dhe shkolluar dy vajzat e saj. Një vit më parë Ina ishte në mes të katër rrugëve për shkak se nuk mund të përballonte dot shpenzimet për të luftuar sëmundjen e saj të rëndë, por gjithashtu edhe të rriste dy vajzat e saj.

Pas apelit në Report TV, Ministria e Shëndetësisë, Bashkia e Tiranës dhe shumë qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë e ndihmuan për të blerë ilaçet, për të paguar qiranë, por edhe duke i dhënë shuma monetare dhe ushqime.

37-vjeçarja sot ka një leje nga Bashkia e Tiranës si shitëse ambulante pranë Zogut të Zi. Me një tavolinë të vogël ajo shet produkte të ndryshme. Ina thotë se punon për dy vajzat e saj dhe se bën rreth 7 mijë lekë të vjetra në ditë.

?Sot jam në këmbë, jam mirë. Punoj për të mbajtur vajzat e mia, për hallet dhe problemet e shtëpisë. Po falë punës, fitoj 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra në ditë?, tjotë ajo.

Në këtë vend 37-vjeçarja shet parfume, por edhe produkte të tjera. Kur e pyesim për shëndetin, Ina tregon se do vazhdojë të kurohet për 5 vite rresht, por ajo thotë se gëzon një shëndet të mirë.

Free Traffic Exchange