http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi konsiderohet nga qeveria si thelbësore për thithjen e investimeve të huaja. Ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj, tha se vendi i ka të gjitha kapacitetet për të zhvilluar projekte të mëdha, por pasiguria për shkak të një sistemi drejtësie që i kërcënon kontratat, i bën skeptike investitorët e huaj. Ministri i mirëqenies sociale Klosi, tha se qeveria ka luftuar trafiqet e paligjshme e rasti me i mire sipas tij është Lazarati, ku sot gra e vajza te zonës punojnë ne prodhimin e këpucëve. Deklaratat, ministrat Klosi dhe Ahmetaj i bënë gjatë një takimi në një biznes fason ne kryeqytet.