Ora News – Krimi në familje përmasa alarmante, ngjarje të rënda në Tiranë, Durrës e Korçë

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Merr përmasa alarmante krimi në familje, teksa viktimat janë përherë femrat. Në Tiranë, burri pas një konflikti ka hedhur nga shkallët gruan shtatzënë, që për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, së bashku me fëmijën. Në Durrës, viktimë e krimit në familje është një adoleshente, e cila në përpjekje për të shuar sherrin mes prindërve, është djegur me ujë të nxehtë nga babai. 14 vjeçarja, po kurohet në Tiranë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndëkrohë një Korçë, një 38 vjeçar zgjodhi të vetëdigjet pas ndarjes nga e fejuara.
Nuk ndalet vala e krimit në familje. Në Tiranë, konflikti për motive të dobëta, për shkak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në një familje në zonën e ?Ali Demit?. Sipas policisë bashkorti 40 vjeçar Rezart Z. pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten disa muaj shtatzënë, e ka hedhur nga shkallët. 39 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku fatmirësisht pas ndërhyrjes së mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, së bashku me fëmijën. Ndërkohë blutë e kryeqytetit kanë prangosur bashkëshortin dhunues, i cili do merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e konfliktit.
Në Durrës një 14 vjeçare është djegur me ujë të nxehtë nga babi i saj, në përpjekje për të shuar sherrin mes prindërve. Adoleshentja me iniciale A.Xh ka tentuar të shpëtojë nënën nga kthetrat e të atit, kur është përvëluar në këmbë me ujë të nxehtë. Menjëherë është dërguar në repartin e djegieve në Tiranë, ndërkohë që babai i arrestuar ka deklaruar në polici se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimi-ne-familje-permasa-alarmante-ngjarje-te-renda-ne-tirane-durres-e-korce/

Free Traffic Exchange