Ora News – Beqaj: 600 mjekë të rinj përfituan në 3 vjet falë rihapjes së specializimeve

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Falë rihapjes së programit të specializimeve, tashmë në vitin e tretë radhazi, janë 600 vajza dhe djem që do të vazhdojnë studimet për të marrë specialitetet e nevojshme në mjekësi. Ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj, i cili ndoqi procesin ku aplikantët përzgjodhën degën të cilën dëshirojnë të specializohen,tha se ka qenë një nga angazhimet kryesore të Qeverisë rifillimi i këtij procesi
185 mjekë të rinj do të mund të ndjekin këtë vit studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë. Procesin ku aplikantët përzgjodhën degën të cilën dëshirojnë të specializohen, e ndoqi nga afër vetë ministri i Shëndetsëisë Ilir Beqaj.
Beqaj: Për çdo mjek, specializimi është pjesë e formimit të tij profesional, dhe tashmë, po ti marrim të tre vitet bashkë, janë rreth 600 vajza dhe djem, që bashkë me këta të këtij viti, specializohen për të marrë specialitete e nevojshme në mjekësi. Edhe këtë vit, Ministria e Shëndetësisë, për atë pjesë që quhen kuota të mbuluara, pra që do të garantojmë ne financiarisht këto studime, do të lidhim një kontratë të përgjithshme për të gjithë vendin duke u kërkuar atyre që pranojnë që kur të përfundojnë, pas 4-vjetësh, të shkojnë të punojnë aty ku do të ketë nevojë Ministria e Shëndetësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/beqaj-600-mjeke-te-rinj-perfituan-ne-3-vjet-fale-rihapjes-se-specializimeve/

Free Traffic Exchange