Ora News – Basha: Trafikantët do nxirren nga salloni i Kryeministrisë për tek 313-ta

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Republika e re për kreun e opozitës Lulzim Basha do të jetë edhe ajo që i jep fund fenomenit të drogës.
Nga çadra e protestës përpara selisë së qeverisë, Basha akuzoi kryeministrin se fatin e vet politik dhe jo vetëm e ka lidhur jo me qytetarët shqiptarë, por me një grusht kriminelësh.
Ai thotë se qeveria e drogës duhet rrëzuar dhe se instrumenti i vetëm për këtë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Basha: Kjo tendë e lirisë, sot i bën një shërbim të madh të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke ngritur këtu të vërtetën në shtizën e flamurit, Shqipëria ka një problem të madh me drogën dhe konsumimin e drogës nga brezi i ri. Kultivimi në masë i drogës është i lidhur me një kryeministër që fatin politik dhe biologjik, nuk e ka lidhur me shqiptarët, por me një grup kriminelësh që kontrollojnë trafikun e drogës.
Zgjidhja është e thjeshtë, Republika e drogës duhet të rrëzohet. Qeveria e drogës duhet t?i lërë vendin një Parlamenti dhe një qeverie që fatin e tyre e kanë të lidhur pazgjidhshmërisht me qytetarët e Republikës së re. Kauza e kauzave mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme, instrumenti i vetëm që krijon qeveri llogaridhënëse ndaj qytetarëve.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-trafikantet-do-nxirren-nga-salloni-i-kryeministrise-per-tek-313-ta/

Free Traffic Exchange