Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 38-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur. Ngjarja ka ndodhur në banesën e ish-vjehrrës së tij, në një pallat në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës.
Policia thote se viktimë është shtetasi Olgert Miho, ndërsa në banesë ndodheshin edhe ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij, të cilat kanë marrë plagë të lehtë pasi banesa u përfshi nga flakët. Dy të lënduarat u dërguan në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobët8a, ndërsa 34-vjeçari dyshohet ishte nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin e vetëdjegies. Miho ishte i fejuar dhe kishte pak kohë që ishte ndarë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korce-vetedigjet-me-benzine-nje-person/