TIRANE-Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare të radhës pa praninë e opozitës, e cila po bojkoton veprimtarinë parlamentare prej gati dy javësh.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi ka deklaruar sërish se miratimi i Vettingut është kyç për rritjen ekonomike përmes investimeve të huaja që do të tërhiqen në Shqipëri.
Ai theksoi se të gjithë investitorët e huaj kërkojnë garanci juridike për të investuar dhe për këtë duhen miratuar sa më shpejt komisionet e Vettingut.
"Vettingu është kapitull i ri në ekonomi, të spastrojmë pallatin e drejtësisë. Rritja ekonomike që kemi siguruar përmes reformave është e pamjaftueshme.
Reforma dhe Vettingu janë kyç. Është e vërtetë që kemi filluar punën për të vënë në jetë një program 1 mld plus për ringërtim për rrugë dhe shkolla dhe nuk diskutohet që do të shkojmë mbi 5% rritje ekonomike.
Por na duhet të rrisim investimet private të huaja dhe të brendshme. Por siguria juridike është kryesore.
Nëse siguria juridike nuk është 100% nuk vjen askush që të investojë. Vetingu i jap rrugë këtyre investimeve" deklaroi Rama.
Por, PD ka bojkotuar ngritjen e komisioneve sipas kryeministrit me arsyen se është në mëkat.
"Ana e djathtë është bosh në këtë sallë, pasi ata nuk e duan Vettingun, pasi lidhjet me gjyqësorin janë lidhje në mëkat dhe humbja e tyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve të tyre" tha ai.