Report TV - Berishën ‘e përzënë’ nga protesta. Protestuesja: Na ke marrë shpirtin!

2017-06-04 1

TIRANË-Ish-kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha nuk e duan në çadrën e protestës së opozitës. Një protestuese e ?përzuri? sot me disa fjalë, ndërsa Berisha mbante fjalimin e radhës në Çadrën e Lirisë.
?Ne ke marrë shpirtin, kush flet o Zot?.
Gruaja me të zeza me flokë të thinjur foli nga vendi, por fjalët e saj u dëgjuan nga berisha dhe protestues të tjerë. ?Lëreni, lëreni, mos e ngacmoni?, tha Berisha dhe vijoi fjalën.
?Kush do na numërojë votat? Aldo Bare me kriminelët e tjerë??. Gruaja nga vendi flet sërish duke e kundërshtuar. Në një moment ajo thotë; ?Rroftë Edi Rama!?.
Kaq mjaftoi që protestuesit të ngriheshin në këmbë e të thërrisnin, ?Berisha, Berisha...? me qëllim të mbysnin zërin e gruas së ulur mes protestuesve.
Nuk zgjati shumë dhe Berisha mbylli fjalën duke u lënë mikrofonin të tjerëve për të folur dhe i heshtur e kërrusur, u ul në karrigen që kishte pranë vetes.