Report TV - Qosja ngushëllon familjen e Agollit: Dhimbja e humbjes për të gjithë ne

2017-06-04 0

Rexhep Qosja ka mbërritur këtë enjte në Tiranë për të bërë ngushëllime në shtëpinë e Dritëro Agollit.

I shoqëruar nga kryetari i akademisë se shkencave Myzafer Korkuti dhe deputeti Fatmir Toci, Qosja ka ngushëlluar bashkëshorten e shkrimtarit, Sadijen, duke i shprehur ndjesën që për arsye të problemeve shëndetësore nuk mund të ishte në homazhet e organizuara nga shteti më 5 shkurt, dy ditë pas vdekjes së shkrimtarit.

Dhembja për humbjen e Dritëroit nuk është vetëm për bashkëshorten Sadijen, por për të gjithë shqiptarët, tha Qosja.

Ai u shpreh në bisedë me familjarët se ?Driteroi ishte i vetmi shkrimtar që më ka shprehur shqetësime për censurën në Shqipëri gjatë diktaturës. Ai tha se Dritëroi është shkrimtar klasik dhe me vlera si njeri??

Qose e vlerëson Dritëro Agollin të sinqertë dhe theksoi se ?me sinqeritetin e tij ka çliruar mendjet njerëzore.

Ndërkohë Qose nuk e shpjegoi më tej arsyen pse po thoshte shpesh që në jetë edhe shenjtorët kanë mëkate.