Është përmbyllur me sukses të plotë edhe këtë vit procesi i përzgjedhjes së aplikantëve që do të vijojnë të ndjekin studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë, ku për 185 kuota specialitetesh të e përcaktuara këtë vit garuan gjithsej 279 aplikantë.
Ky proces, po ecën normalisht, për të tretin vit radhazi, duke u dhënë mundësi afro 600 studentëve për të vijuar studimet e mëtejshme në mjekësi.
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ndoqi nga afër procesin ku vetë aplikantët përzgjodhën degën në të cilën dëshirojnë të specializohen. Në fjalën e mbajtur, Beqaj tha se ka qenë një nga angazhimet kryesore të Qeverisë rifillimi i këtij procesi.
?Ka qenë një angazhim për ta rifilluar këtë proces, për ta futur në një rrjedhë normale. Kur erdhëm në fillim të punës në qeveri, prej disa vitesh, ky proces ishte ndërprerë, kishte krijuar një boshllëk shumë të madh në trupën mjekësore të specializuar, por kishte hequr dhe shpresat tek brezat e rinj të mjekëve, me diplomë të Mjekësisë së Përgjithshme për specializim?, u shpreh Beqaj.
Kreu i Shëndetësisë, theksoi se janë afro 600 studentët të cilët kanë përftuar të drejtën për studime në nivelin e tretë në Universitetin e Mjekësisë gjatë këtyre tre viteve. ?Po ti marrim të tre vitet bashkë, janë rreth 600 vajza dhe djem, që bashkë me këta të këtij viti, specializohen për të marrë specialitetet e nevojshme në mjekës?i.