FIER-Pushtohet nga mbeturinat plazhi i Semanit. Janë rreth 13 kilometra vijë bregdetare e cila është e mbushur me mbetje nga më të ndryshmet. Në të gjithë sipërfaqen e rërës janë grumbuj mbeturinash, kafshë të ngordhura të cilat kanë ardhur si pasojë e lumenjëve të ndotur nga bizneset dhe banorët të cilët jetojnë pranë shtrateve të tyre. Shqetësuese mbetën disa mbeturina hidrokarburesh të cilat hidhen nga bizneset naftënxjerrëse. Pamja që të jep sot plazhi i Semanit është e trishtë, edhe ata pak qytetarë të cilët zgjedhin për të shëtitur në breg të detit, largohen të indinjuar nga situata e krijuar. Deri tani askush nuk ka marrë masa për të përmirësuar gjendjen. Plazhi i Semanit po shkon drejtë braktisjes totale.