Publikimi i kontratave të ndërmjetësimit të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, ka zbardhur edhe misterin e pasurimit të dyshimtë të Shkëlzen Berishës, nën hijen e pushtetit të babait, ku vetëm gjatë viteve 2009-2010 ka deklaruar mbi 600 mijë euro të ardhura, në këmbim të një shërbimi që figuron vetëm në letra.
Ismail Mulleti, biznesmeni me lidhje të hershme dhe të shumëfishta me Partinë Demokratike, rezulton si ?sponsori? kryesor i Shkëlzen Berishës, gjithnjë referuar deklaratave të pasurisë së djalit të ish-kryeministrit. Në vitin 2009, në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlzen Berisha, ndër të tjetra deklaron 200 mijë euro të ardhura nga aktiviteti privat i shitjes së pasurive të paluajtshme.