Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Report Tv nga çadra para Kryeministri u shpreh se nuk pret asnjë sinjal nga Meta, por kërkon dorëheqjen e qeverisë për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për të shkuar në Kuvend dhe për të votuar Vettingun, Basha u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse qeveria nuk largohet, pasi sipas tij, drejtësi do të ketë vetëm pas zgjedhjeve të lira.