Ora News – Çmimi i karburanteve, Aliaj: Rritje 8 lekë nëse vihen tarifat e riliçensimit

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çmimet e karburanteve do të rriten deri në 8 lekë për litër, në rast se Qeveria do të rivendosë tarifën e riliçensimit. Parlajmërimi bëhet nga Luigj Aliaj, kreu i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure në rubrikën ?Para e pasuri? të gazetares Aurora Sulçe. Aliaj deklaron se çdo kosto shtesë që qeveria do të vendosë për operatorët, do t?iu faturohet konsumatorëve. Sipas tij, për shkak edhe të shtrenjtimit të naftës në tregun ndërkombëtar, gjatë këtij viti çmimi i karburanteve në Shqipëri rrezikon të prekë nivelet e 250 lekëve për litër.
Shoqëritë e karburanteve paralajmërojnë rritje të çmimit të naftës dhe benzinës deri në 8 lekë për litër, nëse qeveria vendos tarifën e riliçensimit për pikat e shitjes me pakicë.
I ftuar në rubrikën ?Para e Pasuri? të gazetares Aurora Sulçe, kryetari i Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, Luigj Aliaj deklaron se çdo kosto shtesë që Qeveria do të vendosë do t?i faturohet konsumatorit.
Aliaj: Na vjen turp prej konsumatorëve kur shohin se ne kemi çmime më të larta dhe kemi bërë nja pesë vjet që të kuptojnë se janë taksat e larta që janë çmimet e larta. Nëse do aplikohet do të ketë rritje çmimi patjetër. Padiskutim që do të rriter në një nivel 4-8 lekë.
Ndërkaq rritja e çmimeve në treg pritet këtë vit edhe për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/cmimi-i-karburanteve-aliaj-rritje-8-leke-nese-vihen-tarifat-e-rilicensimit/

Free Traffic Exchange